Mbjellja e Flokut

ÇMIM ALL INCLUSIVE PËR NDËRHYRJET DHE SHËRBIMET E MBJELLJES SË FLOKUT:
  2190 € 

Nëse jeni duke kërkuar për “zgjidhje përfundimtare për humbjen e flokëve tuaj”, ne, Dental & Beauty ju ofrojmë shërbimin e mbjelljes të flokut në klinikën tonë në Tiranë.

Klinika jonë e mbjelljes së flokut, lider në Shqipëri dhe Ballkan në trajtimin e rënies së flokut, udhëheq sektorin trikologjik dhe i plotëson të gjitha standardet e nevojshme të higjienës.

Mjekët të cilët do të merren me mbjelljen janë të gjithë mjekë me specializime të nivelit ndërkombëtar dhe figura kryesore në zbatimin e metodës inovative të mbjelljes F.U.E.

Dental & Beauty kryen çdo muaj më shumë se 100 mbjellje flokësh me ketë teknologji moderne dhe jo-invazive,
gjithmonë duke marrë rezultatin maksimal dhe efikasitetin më të mirë të shërbimit.

Me një eksperiencë gati 20 vjeçare në qendrën më të mirë të Ballkanit, të specializuar në teknikën F.U.E., pa dhimbje, jo-invazive dhe plotësisht të sigurt.

Kirurgët profesionistë me një staf të ri dhe me teknologjinë më të fundit, bëjnë të mundur diferencën e qendrës tonë trikologjike.

Kirurgët tanë kanë një përvojë prej më shumë se 15 vitesh në fushën e trikologjisë, dhe në sajë të përvojës së tyre ndërkombëtare dhe studimeve të profilit të lartë, bëhet i mundur sigurimi i një rezultati të shkëlqyer me një ÇMIM QË NUK MUND TA GJESH në Itali.

Dallimi midis metodës F.U.E. dhe metodave tradicionale F.U.T. dhe STRIP

Tipari kryesor i një transplanti flokësh i kryer mirë është vendosja e flokëve në një mënyrë natyrale, pa asnjë shenjë të dukshme. Përparimet teknike dhe përmirësimet në dekadat e fundit kanë sjellë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e natyralizimit të plotë të ndërhyrjeve.

Dallimi kryesor midis metodës F.U.E. dhe F.U.T., në zgjidhjen e rënies së flokëve, është në proçesin e nxjerrjes së njësive folikulare, dhe në klinikën tonë në Tiranë ne ofrojmë vetëm ndërhyrje me teknikën jo-invazive F.U.E.

Dallimi kryesor midis F.U.E. dhe F.U.T. ose STRIP është në proçesin e nxjerrjes së njësive folikulare. Në F.U.T. ekstraktohet një pjesë lëkure e kokës që përmban brenda njësitë folikulare që nxirren më pas. Me F.U.E. njësitë individuale folikulare nxirren direkt nga skalpi i kokës.

Dallimet mesF.U.T. (STRIP)F.U.E.
E ekzekutueshme në klinikëJoPo
Përdoret bisturiPoJo
GjakderdhjePoShumë Pak
Çfarë ndodh në zonën e skalpitHeqja e një shiriti të skalpitTërheqja e fijeve me anë të një “pennetta”, me diametër 1mm
Karakteristikat e mbjelljesCopëzimi i shiritit të skalpit për të tërhequr fijet, shkakton shkatërrim të lartë të folikulaveFolikulat depozitohen në enë të veçanta dhe më pas  mbillen.
Diametri i implantuesit për mbjelljen0.8 – 1.2 mm0.65 – 1.2 mm
ShenjaPrerje lineare 10/20 cm të gjata dhe 1/2 cm në lartësiPlagë shumë të vogla që s’bien në sy
Njësitë folikulare të dëmtuara gjatë eksportimit8/20%7/16%
Shërimi i zonës dhuruese1 deri në 2 muaj10 deri në 12 ditë
Shërimi i zonës së marrjesda 12 a 15 ditë10 deri në 14 ditë
Rezultati finalI vështirëRezultate të mira
Rikthimi në aktivitet sportiv1 deri në 2 muajMinimum 30 ditë
Rikthimi në punë1 deri në 3 javëI menjëhershëm
Dhimbje e përhershmeE rrallë por e mundurJo
Dhimbje pas ndërhyrjes?Densitet mesatar/i fortë edhe për ditët e mëpasmePak siklet javën e parë
Gjatësia e flokëve pas ndërhyrjesTë gjatë përndryshe vihen re shenjat, plagët duken në flokë të lagurSipas shijeve të pacientit, për të shmangur ndonjë shenjë, rekomandohet një gjatësi minimale prej 5 mm
Rruajtje në zonën dhuruese për marrjen e flokëvePothuajse GjithmonëE shmangshme, por nuk rekomandohet për shkak të rezultateve të dobëta estetike
Lodhja dhe stresi kirurgjikal në bazë të numrit të njësive folikulare të transplantuara dhe rezultati përfundimtarLodhje e pakët në lidhje me numrin e madh të folikulave, rezultat jo shumë i arriturLodhje e lartë duke e krahasuar me një numër mesatar folikulash, rezultat i mirë estetik
E këshillueshme për riparime nga mbjellje të mëparshmeJo, vetëm në raste shumë të rralla, por me pak rezultatPo, me rezultate të mira
Garanci pas ndërhyrjes së suksesshmeJoPo

TRAJTIM I PRP (TROMBOCITE TË PASURA ME PLAZMA)

Para ndërhyrjes me metodën F.U.E. ju mund të përfitoni nga trajtimi me PRP. Trajtimi PRP është një nga komponentët më të rëndësishëm të trupit dhe gjakut. Pavarësisht homogjenitetit të tijë të dukshëm, gjaku është i përbërë nga “qelizat pezull” në një plazmë të lëngshme. “Qelizat pezull” janë identifikuar në qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut dhe trombocitet, ndërsa plazma është një lëng  pak alkalin (pH>7), me karakteristika të ngjyrës së verdhë, kryesisht i përbërë nga uji(90%) dhe nga substanca të tilla si jone, karbohidrate, hormone, proteina dhe kripëra minerale. Vitet e studimit çojnë në përfundimin se trombocitet luajnë një rol që shkon përtej funksionit të tyre të njohur në fenomenet e hemostazës. Në fakt, e kombinuar me faktorët e rritjes, ato luajnë një rol protagonisti në proçesin rigjenerues dhe reparativ. Kështu që ju keni mundësi për të përdorur këtë teknologji të re, të quajtur PRP, e cila gjen aplikime në sektorë të ndryshëm mjekësor dhe estetik, për kirurgjinë trikologjike. Për të realizuar PRP para së gjithash është e nevojshme të kryhet një marrje e gjakut venoz (20-30 cc), i cili do të transferohet në tubat sterile. Më pas, tubat vendosen në një centrifugë laboratorike dhe gjaku centrifugohet. Në fund të centrifugimit, PRP-ja tërhiqet me një shiringë sterile, duke i kushtuar vëmëndje mos thithjes së qelizave të bardha të gjakut te sedimentuara, dhe pastaj injektohet në lëkurë. Studimet e kryera rreth epidermës njerëzore, tregojnë praninë e qelizave burimore në flokë. Këto qeliza burimore janë të afta të gjenerojnë qeliza paraardhëse të flokëve, që emigrojnë në matricën e flokëve duke lejuar formimin e llojeve të shumta të qelizave të pranishme në flokë. Kështu formohen flokë të fortë dhe të shëndetshëm. Studimet e fundit kanë treguar gjithashtu se shumë raste të humbjes së flokëve janë për shkak të një faze pak të lëvizshme të këtyre qelizave burimore. Duke qënë se në këtë gjendje “letargjike” qelizat burimore nuk shtohen me të njëjtin ritëm, rezulton një reduktim progresiv në rritjen e flokëve, deri në një fazë ndalimi total. K

Këtu PRP-ja luan një rol kyç,sepse faktorët e rritjes së trombociteve, duke përfshirë dhe efektet e shumëfishta, janë aktivizuesit më të fuqishëm të qelizave burimore. Duke qënë se qelizat burimore janë në “gjumë”, PRP-ja prodhon stimujt e nevojshëm që ato të “zgjohen”! Trajtimi PRP nuk sjell probleme, nga momenti që trombocitet merren nga centrifugimi i gjakut të vetë pacientit. Për më tepër, duke qenë se përdoret një kampion nga gjaku i pacientit, nuk ka rrezik për reaksione imunitare. Ka shumë shembuj të pacientëve që pas një cikli kure me PRP, kanë qenë në gjendje të kenë një rritje të dukshme në trashësinë e flokëve të tyre, ose një përmirësim të lëkurës.

Dental & Beauty ju ofron 2 trajtime me PRP (një para dhe një pas mbjelljes së flokut) me një çmim total dhe super promocional prej € 250.

Për të bërë një vlerësim të personalizuar dhe të përcaktohet shkalla e rezultatit të mbjelljes së flokut për çdo pacient, është e nevojshme që të na dërgoni 5 projeksione të kokës tuaj si tek fotoja e mësipërme, dhe në veçanti të zonës dhuruese (pjesa e pasme e kokës).

PAKETË ALL INCLUSIVE PËR MBJELLJEN E FLOKUT DENTAL & BEAUTY PËR VETËM 2190 €:

DITA 1 : Nisja nga Italia (një nga aeroportet me fluturime direkte në Tiranë) dhe mbërritja në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë. Transferimi, i shoqëruar nga guida jonë që flet gjuhën italiane (guida do të jetë në dispozicion për mysafirët tanë gjatë gjithë qëndrimit të tyre), në një nga hotelet që janë partneret tanë të kategorisë së 3* S dhe sistemim në dhomë teke ose dopio. Sipas kohës së mbërritjes është e planifikuar një tur i vogël në qendrën e Tiranës, në zonën e bllokut, me drekë ose darkë në varësi të kohës së ardhjes nga Italia, në hotel ose në disa restorante në qendër të qytetit dhe më pas rikthimi në hotel.

DITA 2  : Pas natës së parë dhe mëngjesit (këshillohet një mëngjes i bollshëm duke konsideruar qëndrimin pak të gjatë në klinikë), në orën 7.30 të mëngjesit do të transferoheni tek klikina jonë trikologjike. Pas mbërritjes në klinikë do të kryhen të gjithë kontrollet dhe analizat paraprake (rreth 20 minuta për pacient). Pas kësaj faze të parë do të vazhdohet me ndërhyrjen e mbjelljes së flokut me metodologjinë F.U.E. Ndërhyrja mund të zgjasë disa orë, por gjithmonë do të variojë nga një minimum prej 4 orësh deri në një maksimum prej 8 orësh, në varësi të numrit të bulbeve që do të hiqen dhe implantohen. Në përfundim të ndërhyrjes do të rikthehemi në hotel pasi, pas ndërhyrjes këshillohet një pushim për rreth disa orë, më pas darka dhe gjumi në hotel.

DITA 3  : Zgjimi rreth orës 9.00 dhe gjëja e parë është ngrënia e mëngjesit. Në orën 10.00 një tur i qytetit me vizita në sheshet dhe monumentet kryesore të Tiranës. Në orën 13.30, drekë tipike në një restorant në qendër të qytetit. Pas drekës, do të jeni të lirë për t’u kthyer apo për të pushuar në hotel, ose të vazhdoni xhiron përreth qytetit. Në pasdite në orën 18.30, shëtitje rreth liqenit artificial brenda parkut të madh të Tiranës. Në orën 20.30, darkë në një restorant tipik, gjithmonë në zonën e bllokut.
Më pas një tur rreth lokaleve dhe bareve më të frekuentuara të qytetit. Pastaj do të jeni të lirë për qëndrimin gjatë natës në hotel.

DITA 4  : Zgjimi dhe mëngjesi në hotel, me një orar të varur  nga fluturimi ose fluturimet e kthimit në Itali. Transferimi  gjithmonë në varësi të orarit të fluturimeve në aeroportin Nënë Tereza për nisjen dhe mbërritjen në Itali.

Dental & Beauty gjithashtu kryen dhe MBJELLJEN E VETULLAVE. Vetullat kanë një funksion shumë të rëndësishëm estetik: përcaktojnë konturet e fytyrës dhe venë në dukje sytë. Për fat të keq, vetullat me kalimin e kohës kanë tendencë për tu rralluar. Nëpermjet mbjelljes së vetullave mund të keni sërish vetulla të forta dhe që konturojnë në mënyrë perfekte  fytyrën tuaj.

Kostoja e kësaj ndërhyrjeje është: € 2190.

MJEKËT