Mjekësia Estetike

Trajtimet estetike të propozuara nga Dental & Beauty janë të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti, nga konsulta paraprake deri tek rezultati final.

Jemi vazhdimisht të përqëndruar tek përmirësimi i mirëqenies dhe imazhit estetik të personave që na zgjedhin, gjithmonë duke garantuar një profesionalizëm maksimal nga ana e stafit tonë dhe siguri tek produktet e përdorura.

Acidi hilauronik është një element i pranishëm në të gjitha indet lidhëse, duke përfshirë dhe lëkurën. Kjo molekulë është thelbësore për formimin e matricës së kolagjenit dhe fibrave elastike dhe për mbajtjen e hidratimit të lëkurës. Ndryshimet e acidit hialuronik prezent në lëkurë kontribuojnë, me kalimin e kohës, në plakjen e lëkurës. Duke qenë kimikisht identik në të gjitha speciet dhe llojet e indeve, acidi hialuronik ka një kompatibilitet total.

Dental & Beauty mund t’u riktheje buzëve tuaja tonusin dhe definicionin duke përdorur këtë produkt natyral.

Trajtimi përmirëson volumin, por sidomos definicionin e buzëve: qëllimi ynë është rritja e volumit ose ridefinimi i buzëve në një mënyrë natyrale, harmonike në lidhje me fytyrën.

Rrudhat që formohen rreth hundës janë një nga shenjat më të dukshme të plakjes për shkak se ato krijojnë nje thellim midis vrimave të hundës dhe këndeve të gojës, duke krijuar një pamje të plakur dhe të lodhur.
Per te zgjidhur kete problem mund te nderhyet ne menyre te suksesshme me ane te injektimit te substancave totalisht te riabsorbueshme si acidi hialuronik.

Me këtë substancë natyrale rezultatet janë të dukshme, duke i dhënë fytyrës tuaj një pamje më rinore dhe të relaksuar.
Ky lloj trajtimi gjithashtu ka një raport shumë të mirë cilësi/çmim. Ju do të keni rezultatin më të mirë me çmime të përballueshme.

White Peeling është një solucion i perbërë nga disa lloje peeling, i pasur me agjentë eksfoliant, ideal për trajtimin e shumë defekteve të fytyrës. Avantazhi në krahasim me peeling te thjeshtë konsiston në faktin se ka sinergji midis përbërësve aktiv. Kjo bën të mundur zvogëlimin e përqendrimeve të përbërësve aktivë, që shoqërohet me probabilitet më të ulët të efekteve të padëshiruara. Një peeling i kombinuar nënkupton aplikimin në të njëjtën seancë trajtimi, të dy ose më shumë peeling, në mënyrë që të arrihet një eksfolim më i thellë, por duke zvogëluar rrezikun e efekteve anësore në krahasim me përdorimin e një peeling të vetëm.

White Peeling aplikohet për probleme të ndryshme te lekurës, të tilla si plakja, melazma, kloazma, lëkurë e papastër nga aknet, shenjat post-akneike të fytyrës.

Biostimulimi i lëkurës është një stimulim i brendshëm i lëkurës që arrihet nëpërmjet injektimit te disa substancave në indin nënlëkuror.
Kjo është një terapi që stimulon prodhimin e elastinës, kolagjenit, acidit hialuronik, nxit rritjen e numrit të qelizave përgjegjëse për prodhimin e substancave te mësiperme, ngadalëson metabolizmin katabolik të kolagjenit dhe të acidit hialuronik. Sulfati i glukozaminës i shërben qelizës si lëndë e parë për prodhimin e acidit hialuronik.

Bëhet fjalë për një teknikë jo-invazive estetike që lejon trajtimin e akumulimeve të vogla dhjamore duke shkatërruar indin adipoz. Terapia realizohet nëpërmjet injektimeve të vitaminës C, e cila në përqendrime të caktuara nxit në organizëm një seri reaksionesh kimike që çojnë në apoptozën e qelizave dhjamore.

Ky lloj trajtimi aplikohet kur bëhet fjalë për akumulime te kufizuara të indit dhjamor. Sikleti për pacientin është minimal dhe rreziqet janë praktikisht zero.

Biostimulimi i lëkurës është një stimulim i brendshëm i lëkurës që arrihet nëpërmjet injektimit te disa substancave në indin nënlëkuror.
Ai përfshin aplikimin intradermal të përbërësve të ndryshëm aktiv dhe përmirëson gjendjen biologjike, tonusin dhe cilësinë e lëkurës, gjithashtu i rikthen asaj shkëlqimin dhe hidratimin.
Kolagjeni, duke qenë i pasur me cistein është në gjendje të pengojë plakjen e lëkurës dhe të rimodelojë lëkurën e pacientit.

Dental & Beauty kryen trajtime për reduktimin e djersitjes së tepruar të pjesëve të ndryshme të trupit përmes përdorimit të toksinës botulinike. Botox është përdorur me sukses të konsiderueshëm në trajtimin e djersitjes së tepërt të sqetullave, pëllëmbëve të duarve dhe këmbëve, kokës dhe regjionit inguinal. Në një seancë ambulatorike praktikohet aplikimi i mikroinfiltracioneve të botoxit në regjionet me djersitje të tepërt, të cilat veprojnë në gjëndrat e djersës pa ndikuar në proçesin e djersitjes fiziologjike në rast të temperaturave të larta.

Biostimulimi nëpërmjet PRP është një lloj i veçantë i biostimulimit i ashtuquajtur autolog dhe bën pjesë tek trajtimet anti-plakje të mjekësisë estetike. Termi PRP nënkupton “platelet rich plasma“, qe do te thote “plazëm e pasur me trombocite”. Plazma e pasur me trombocite përftohet nga centrifugimi i gjakut i marrë drejtpërdrejt nga i njëti pacient. Kjo proçedurë lejon ndarjen e trombociteve nga komponentët e tjerë qelizorë të gjakut për të marrë një produkt me përqëndrim të lartë të trombociteve. Pasi injektohen, trombocitet lirojnë faktorë të ndryshëm të rritjes që stimulojnë dhe përshpejtojnë proçeset e rigjenerimit dhe ripërteritjes së indeve.

Acidi hilauronik është një element i pranishëm në të gjitha indet lidhëse, duke përfshirë dhe lëkurën. Kjo molekulë është thelbësore për formimin e matricës së kolagjenit dhe fibrave elastike dhe për mbajtjen e hidratimit të lëkurës. Ndryshimet e acidit hialuronik prezent në lëkurë kontribuojnë, me kalimin e kohës, në plakjen e lëkurës. Duke qenë kimikisht identik në të gjitha speciet dhe llojet e indeve, acidi hialuronik ka një kompatibilitet total.
Rimodelimi i mollëzave me acidin hialuronik nuk përbën rrezik, siç ndodh me produktet permanente.

Kur, me kalimin e viteve, prodhimi ynë natyror i acidit hialuronik ulet, një injeksion i thjeshtë i tij rikthen volumin e humbur dhe përmirëson pamjen duke theksuar konturet, duke i bërë mollëzat më të definuara, gjithashtu zbut linjat dhe rrudhat.

Lifting me anë të Botoxit arrihet duke reduktuar tërheqjen e muskujve te vetullave të cilët tërheqin vetullën poshtë dhe duke nxitur veprimin e muskujve të cilët e shtyjnë atë lart.
Rezultati është lifting i vetullës, gjithashtu një pamje më e relaksuar dhe rinore.
Substanca e Botoxit injektohet me një shiringë të vogël në sasi të moderuar në brendësi të muskujve të mimikës, nga të cilët kanë origjinën rrudhat që duhen eliminuar.

Infiltrimi i Botoxit fillon të japë rezultat 2-5 ditë pas trajtimit, duke arritur efikasitetin maksimal pas 2-3 javësh.

Rezultatet zgjasin për rreth 4-5 muaj të tjerë, dhe pastaj fillojnë të largohen gradualisht.

Biostimulimi përfshin aplikimin intradermal të përbërësve të ndryshëm aktiv dhe përmirëson gjendjen biologjike, tonusin dhe cilësinë e lëkurës, gjithashtu i rikthen asaj shkëlqimin dhe hidratimin.
Në klinikën tonë, përvec biostimulimit nëpërmjet kolagjenit dhe PRP aplikohet edhe biostimulimi nëpërmjet multivitaminave, acidit hialuronik dhe aminoacideve, të gjitha substanca natyrale që nuk paraqesin rrezik ndaj pacientit.

Në fund të këtij trajtimi lëkura juaj do të jetë më rinore, elastike dhe e relaksuar. Biostimulimi mund të aplikohet në fytyrë, qafë dhe duar.

Emulsiopoliza konsiston në aplikimin e fosfolipideve dhe karnitinës direkt në indin dhjamor. Kjo lloj terapie ka për qëllim të trajtojë celulitin dhe dhjamin e lokalizuar, të cilat jane shumë të zakonshme veçanërisht te gratë.
Injektimi i këtyre substancave favorizon emulsionin e dhjamit, pra fragmentimin e molekulave të dhjamit në copa shumë të vogla.

Pasi injektohet solucioni në zonën që do të trajtohet, kryhen masazhe të lehta rreth zonës së infiltruar. Ky veprim stimulon emulsionin e dhjamërave.

Bëhet fjalë për një trajtim jo-kirurgjikal dhe jo-invaziv që lejon realizimin e një “efekti lifting” të disa zonave të fytyrës apo qafës nëpërmjet vendosjes së fijeve të traksionit nën lëkurë.

Fijet mund të vendosen për të ngritur:

·       Regjionin mandibular

·       mollëzat

·       gjithë zonën e qafës

·       vetullat

Efekti final është ai i një lëkure të re dhe të relaksuar, për shkak të faktit se trajtimi shkakton prodhimin e kolagjenit dhe aktivizon qarkullimin lokal.

Fijet absorbohen me kalimin e muajve dukë qenë se janë plotësisht biokompatibël dhe të riabsorbueshme.

Për të kryer këtë operacion përdoren materiale të çertifikuara, me cilësi të lartë dhe të riabsorbueshëm.

TCA (acidi trikloracetik) është një nga substancat më të përdorura dhe të studiuara për realizimin e peeling me thellësi të mesme për shkak se ai është jo-toksik, mund të përsëritet disa herë në të njëjtin pacient duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Penetrimi i substancës peeling varet nga shumë faktorë, të cilët përfshijnë llojin e lëkurës dhe trashësinë e saj, mënyrën e aplikimit të substancës dhe përgatitjen e lëkurës para trajtimit.

Botox-i është një toksinë e cila mund të relaksojë dhe rinovojë lëkurën në regjione të ndryshme. Dental & Beauty përdor këtë substancë, e cila vepron tek rrudhat e qafës duke relaksuar muskujt dhe duke dhënë kështu një pamje më rinore. Këtij trajtimi mund ti nënshtrohen të gjithë personat që kanë rrudha në qafë.

Duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e rrudhave të qafës shkaktohen nga kontraktimi i vazhdueshëm i muskujve te qafës (kryesisht muskuli platizma), botoxi duke relaksuar muskujt bën të mundur reduktimin e rrudhave.

Janë të mjaftueshme injeksione të vogla të botoxit në qafë për të relaksuar muskulin platizma, duke i bërë kështu rrudhat vertikale dhe horizontale më pak të dukshme.

Infiltrimi i Botoxit fillon të japë rezultat 2-5 ditë pas trajtimit, duke arritur efikasitetin maksimal pas 2-3 javësh.

Rezultatet zgjasin për rreth 4-5 muaj të tjerë, dhe pastaj fillojnë të largohen gradualisht.

Lloji i Ndërhyrjes Çmimi
Rimodelim i buzëve me acid hialuronik € 250 – 400
Rimodelim i mollëzave me acid hialuronik € 250 – 400
Mbushje e sulkuseve nazolabial me acid hialuronik € 150 – 250
Trajtim i rrudhave të ballit dhe syve me botox € 250 /fiala
Trajtim i djersitjes së tepërt me botox € 250 /fiala
Trajtim i rrudhave të qafës me botox € 250 /fiala
White Peeling € 30 /seancë
Biostimulimi multivitamina, acid hialuronik, aminoacide etj. € 70 /seancë
Biostimulim me sulfat glukozamine € 30 /seancë
Emulsiopolizë € 30 /seancë
Lipoapoptozë € 30 /seancë
Lifting me fije fraksioni € 200 – 450
Biostimulim me kolagjen € 130 /seancë
Biostimulim duke përdorur PRP € 100 /seancë
Peeling me TCA € 35 /seancë

MJEKËT

STRUKTURA JONË