Stomatologjia konservative është shkenca që merret me kujdesin e dhëmbëve të prekura nga proçeset e prishjes, me proçedurat për heqjen e kariesit dhe ato që lidhen me mbylljen e kavitetit të dhëmbëve të shkaktuara nga eliminimi i smaltit dhe dentinës. Klinika jonë kryen ndërhyrje mbushjeje me kompozitë, rindërtim dhëmbi, trajtim të kanaleve të rrënjëve dhe shërbime inlay/onlay duke përdorur vetëm materiale të çertifikuara dhe të cilësisë së lartë.
Dental & Beauty do t’ju ofrojë një shërbim të personalizuar duke ju këshilluar, pas analizave të kujdesshme të gojës së pacientit, terapitë dhe metodologjitë më të përshtatshme.
| Shërbim | Çmimi |
|---|---|
| Mbushje me kompozit, estetike | € 35 |
| Rindërtim i Dhëmbit Perno-Moncone me Fibra Qelqi | € 75 |
| Heqje e nervit dhe Terapi e kanaleve dentar një rrënjë/dy rrënjë/tre rrënjë | € 55 |
| Inlay/onlay | € 100 |
